Vlora Çitaku: Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit?
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë. Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Citaku ka thënë se Kurti është kryeministër i përkoshëm i Kosovës dhe sipas saj, ai po jeton në një univers paralel ose po shtrembëron
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Citaku ka thënë se Kurti është kryeministër i përkoshëm i Kosovës dhe sipas saj, ai po jeton në një univers paralel ose po shtrembëron faktet qëllimisht.
Tutje ajo ka përmendur edhe ambasadorin e Vv-së, Martin Berishaj, për të cilin tha se i madh e i vogël brenda Vetëvendosjes është duke e mbrojtur atë nga skandalet e tij.
“Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit? Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë”, ka thënë Çitaku.
Postimi i plotë:
Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit?
Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë.
E në anën tjetër, nga TV Istogu, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë.
Ky njeri ose jeton në një univers paralel, ose shtrembëron faktet qëllimshëm. S’po e di cila është më keq.
Po një e di, Kosova mundet #MaMirë.
Kosova meriton #MaMirë.