Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, Avokati thotë se kanë bërë kërkesë që Thaçi të lirohet për vizitë, por Specialja ka refuzuar
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi, i cili gjendet i shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë. Misetic thotë se babai i Thaçit është shumë i sëmurë, dhe kërkesa për ta vizituar atë u kundërshtua nga Zyra
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi, i cili gjendet i shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë.
Misetic thotë se babai i Thaçit është shumë i sëmurë, dhe kërkesa për ta vizituar atë u kundërshtua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale.