VMRO-DPMNE dhe dorëheqja e Ristovskës: A është hakmarrje ndaj ish-drejtuesve të PSP-së?

Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e prokurores publike, duke shpjeguar se vendimi vjen për shkak të mungesës së parimeve për të cilat ka luftuar gjatë karrierës së The post VMRO-DPMNE dhe dorëheqja e Ristovskës: A është hakmarrje ndaj ish-drejtuesve të PSP-së? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 16:00
VMRO-DPMNE dhe dorëheqja e Ristovskës: A është hakmarrje ndaj ish-drejtuesve të PSP-së?

Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e prokurores publike, duke shpjeguar se vendimi vjen për shkak të mungesës së parimeve për të cilat ka luftuar gjatë karrierës së saj.

“Funksionin e prokurorit publik gjithmonë e kam perceptuar si një thirrje dhe mundësi për të kontribuar në përmirësimin e sistemit, shoqërisë dhe mbi të gjitha të jetës së qytetarëve. Prandaj, gjatë karrierës sime, një sfidë e veçantë për mua ka qenë puna në raste që ndikojnë drejtpërdrejt në cenimin e vlerave dhe parimeve shoqërore. Meqenëse nuk shoh hapësirë për të punuar në përputhje me ato parime, sot kam dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i prokurorit publik”, ka deklaruar Ristovska.

Dorëheqja e saj vjen pas vendimit të kryeprokurorit Nenad Saveski për t’i marrë asaj lëndët “Talir 1” dhe “Talir 2”, që lidhen me financimin e partisë politike VMRO-DPMNE dhe që Ristovska i kishte mbajtur që nga ngritja e tyre nën drejtimin e Katica Janevës.

Në reagimin e tij, Prokurori Publik Nenad Saveski shprehu keqardhje për dorëheqjen e koleges, duke theksuar se Prokuroria Publike mbetet pa një profesioniste me përvojë të gjatë, veçanërisht në rolin e saj si prokurore për lidhjet me Eurojust. Ai sqaroi se vendimi për revokimin e autorizimeve ka natyrë organizative dhe nuk është drejtuar personalisht ndaj Ristovskës, duke bërë thirrje që të gjithë prokurorët të ruajnë integritetin profesional dhe të mos lejojnë që ndonjë situatë të ndikojë në punën e përditshme.

Këshilli i Prokurorëve Publik, në mbledhjen e fundit, njëzëri e hodhi poshtë iniciativën e Ristovskës, e cila pretendonte se pavarësia e saj ishte e ndikuar nga presione të jashtme, veçanërisht për shkak të veprimeve të saj në çështje kundër VMRO-DPMNE-së. Anëtarët e Komisionit vlerësuan se deklaratat dhe sulmet nuk lidhen me veprime konkrete që do të vënë në pyetje pavarësinë e prokurores.

“Edhe pse këto deklarata të kryeministrit, ku e quan atë ‘mediokrite me matricë politike’, nuk përbëjnë shkelje të integritetit të prokurores, sepse nuk lidhen me veprime që rrezikojnë pavarësinë e vendimeve të saj”, tha anëtarja Marijana Ilievska. Në përfundim, Këshilli theksoi se nuk ka ndikim të jashtëm mbi punën e saj dhe as nuk është rrezikuar integriteti profesional.

Dorëheqja e Ristovskës nxiti edhe reagime politike. VMRO-DPMNE theksoi se vendimi i saj lidhet me zhgënjimin për moszgjedhjen si kryeprokurore: “Lufta për sundimin e ligjit nuk përfundon me zgjedhjen apo moszgjedhjen në një funksion; fillon pikërisht atëherë. Çdo gjë tjetër është dëshmi se për disa drejtësia ka qenë çështje pozite për kontroll, e jo parimi”, thuhet në reagim.

Ngjarjet lidhen edhe me rastin “Postbanka”, ku biznesmeni nga Gjevgjelia, Tome Glavçev, kishte denoncuar kërkesën për ryshfet prej një milion eurosh ndaj prokurorëve Katica Janeva, Burim Rustemi dhe Lile Stefanova. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në vitin 2024, Glavçev publikoi prova materiale, duke përfshirë edhe audio-incizime, për të dokumentuar presionet dhe korrupsionin që sipas tij kishte ndodhur gjatë hetimeve. Kjo hap dyshime që ndaj ish zyrtarëve të PSP-së po zhvillohet një betejë politike dhe juridika.

Historiku i krijimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në RMV

Prokuroria Speciale Publike u krijua në vitin 2015, si pjesë e reformave të thella në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, pas zbulimeve të shumta për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës në nivel të lartë. PSP-ja ka pasur si mandat hetimin e krimeve serioze që përfshijnë keqpërdorime në institucione shtetërore, financime të paligjshme të partive politike dhe çështje të ndjeshme që lidhen me funksionimin e drejtësisë. Krijimi i saj synonte të garantonte autonomi dhe pavarësi nga ndikimet politike, duke u bërë një institucion kyç në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post VMRO-DPMNE dhe dorëheqja e Ristovskës: A është hakmarrje ndaj ish-drejtuesve të PSP-së? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .