Vodhi në dyqane e fabrika të Ferizajt, kapet hajduti 35-vjeçar

Një 35-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Ferizaj. Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat përreth: Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë. Bazuar në të dhënat zyrtare, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë. Më

Prill 26, 2026 - 10:00
Vodhi në dyqane e fabrika të Ferizajt, kapet hajduti 35-vjeçar
vodhi-ne-dyqane-e-fabrika-te-ferizajt,-kapet-hajduti-35-vjecar

vodhi-ne-dyqane-e-fabrika-te-ferizajt,-kapet-hajduti-35-vjecar

Një 35-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Ferizaj.

Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat përreth: Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë. Bazuar në të dhënat zyrtare, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.

Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave.  I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.