Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje të re gjatë muajit mars 2026, duke reflektuar vazhdimin e presionit mbi koston e jetesës së qytetarëve. Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni vjetor ka arritur në 6.7%, ndërsa inflacioni mujor është regjistruar në 1.5% krahasuar me muajin shkurt. Rritja mujore është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve

Prill 20, 2026 - 09:30
Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars
nga-karburantet-te-ushqimet:-cmimet-“shperthejne”-ne-mars

nga-karburantet-te-ushqimet:-cmimet-“shperthejne”-ne-mars

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje të re gjatë muajit mars 2026, duke reflektuar vazhdimin e presionit mbi koston e jetesës së qytetarëve.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni vjetor ka arritur në 6.7%, ndërsa inflacioni mujor është regjistruar në 1.5% krahasuar me muajin shkurt. Rritja mujore është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport personal, si dhe nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore si perimet, mishi dhe pemët.

Ndikim në indeksin e përgjithshëm të çmimeve kanë pasur sidomos karburantet, të cilat kanë shënuar rritje të lartë, ndërsa shtrenjtimi i ushqimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetin e familjeve kosovare.

Megjithatë, në disa kategori është regjistruar rënie e çmimeve, përfshirë energjinë elektrike dhe disa lëndë djegëse, por kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur trendin e përgjithshëm të rritjes së inflacionit.