Von der Leyen në mbështetje të Ukrainës: Kurrë nuk do të jeni vetëm, do të vazhdojmë të punojmë për paqen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka dalë në mbështetje presidentit ukrainas Zelensky, pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump. Ajo i ka thënë Zelenskyt se “kurrë nuk do te jeni i vetëm”. “Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë, të guximshëm, pa frikë. Kurrë nuk jeni […]


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka dalë në mbështetje presidentit ukrainas Zelensky, pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Ajo i ka thënë Zelenskyt se “kurrë nuk do te jeni i vetëm”.
“Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë, të guximshëm, pa frikë. Kurrë nuk jeni vetëm, i nderuar President @ZelenskyyUa. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”, ka shkruar ajo në rrjetin “X”.