Drejtoresha e DAP-it: Nuk ka ndalesë në kthimin e TVSH-së, qytetarët do t’i marrin paratë
Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) Elena Petrova pohon se nuk ka probleme dhe vonesa në pagesën e rikthimit të TVSH-së për qytetarët. Ndonëse është data 28 shkurt, disa qytetarë nuk kanë marrë ende para nga faturat e skanuara, transmeton Portalb.mk. “Nuk ka ndërprerje. Së pari duhet të përfundojë procesimi i deklaratave tatimore […]


Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) Elena Petrova pohon se nuk ka probleme dhe vonesa në pagesën e rikthimit të TVSH-së për qytetarët. Ndonëse është data 28 shkurt, disa qytetarë nuk kanë marrë ende para nga faturat e skanuara, transmeton Portalb.mk.
“Nuk ka ndërprerje. Së pari duhet të përfundojë procesimi i deklaratave tatimore për tremujorin, të cilat janë dorëzuar deri më 25 janar, pas së cilës fillon pagesa”, tha Petrova.
Shërbimet e DAP-it shtuan se ka mundësi të ketë edhe ndërprerje, pasi nëse një qytetar anulon llogarinë, atëherë mbrapsht kthehen 8 mijë urdhra.
“Ndoshta për këtë kemi arritur në fare në fund të afatit, por gjithsesi qytetarët do t’i marrin paratë”, shtuan nga DAP.
Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019.