Votat me postë, deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas njoftimit të KQZ’së, deri sot në orën 16:00, janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit

Mars 3, 2025 - 17:00
 0  4
Votat me postë, deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti
votat-me-poste,-deri-ne-oren-16:00-jane-numeruar-143-nga-187-kuti

votat-me-poste,-deri-ne-oren-16:00-jane-numeruar-143-nga-187-kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ’së, deri sot në orën 16:00, janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

“Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.  Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën https://rezultatet2025.net”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.