Votimi unanim i Rezolutës, Çitaku: U dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur

Pas votimit në mënyrë unanime të kësaj rezolute, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët për përkrahjen. Në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se sot u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm “Sot

Prill 10, 2026 - 15:30
Votimi unanim i Rezolutës, Çitaku: U dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur
votimi-unanim-i-rezolutes,-citaku:-u-deshmua-se-kur-behet-fjale-per-historine-dhe-sakrificen-tone,-uniteti-eshte-i-mundur

votimi-unanim-i-rezolutes,-citaku:-u-deshmua-se-kur-behet-fjale-per-historine-dhe-sakrificen-tone,-uniteti-eshte-i-mundur

Pas votimit në mënyrë unanime të kësaj rezolute, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët për përkrahjen. Në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se sot u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm

“Sot, Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës. Me votimin unanim të rezolutës së propozuar nga PDK, u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm. Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë. Ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike”, ka shkruar Çitaku.