Vritet kreu i inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit
Komandanti i inteligjencës i Gardës Revolucionare është vrarë. Në njoftimin e Pasdaranëve bëhet i ditur “martirizimi i gjeneralit të divizionit Seyed Majid Khadami, kreut të fuqishëm dhe të ditur të organizatës së inteligjencës të trupave të Gardës Revolucionare Islamike”. Khadami ishte emëruar në qershorin e kaluar pas vrasjes së Mohammed Kazemi gjatë luftës 12-ditore. “Ai komandant […]
Komandanti i inteligjencës i Gardës Revolucionare është vrarë. Në njoftimin e Pasdaranëve bëhet i ditur “martirizimi i gjeneralit të divizionit Seyed Majid Khadami, kreut të fuqishëm dhe të ditur të organizatës së inteligjencës të trupave të Gardës Revolucionare Islamike”.
Khadami ishte emëruar në qershorin e kaluar pas vrasjes së Mohammed Kazemi gjatë luftës 12-ditore. “Ai komandant i shquar, gjatë pothuaj gjysmë shekulli në mbrojtje të sinqertë dhe të guximshme të Revolucionit, regjimit dhe atdheut islamik në fushat e inteligjencës dhe sigurisë, ka regjistruar rezultate madhështore, të qëndrueshme dhe të frytshme, që për shumë vite mund të shërbejnë si udhërrëfyes për komunitetin e inteligjencës të vendit, veçanërisht në përballjen me armiqtë e jashtëm dhe planet e tyre të liga dhe djallëzore për t’u infiltruar dhe për të minuar sigurinë dhe qetësinë e Iranit krenar”, thekson komunikata.