Trump thirrje Hezbollahut: Shpresoj të sillet mirë, duhet të ketë paqe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i bëri thirrje Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani në jug të Libanit, që të respektojë armëpushimin me Izraelin që ka hyrë në fuqi. “Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë dhe si duhet gjatë kësaj periudhe të rëndësishme,” shkroi presidenti në Truth Social. “Do të jetë një moment i […]

Prill 17, 2026 - 12:00
Trump thirrje Hezbollahut: Shpresoj të sillet mirë, duhet të ketë paqe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i bëri thirrje Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani në jug të Libanit, që të respektojë armëpushimin me Izraelin që ka hyrë në fuqi.

“Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë dhe si duhet gjatë kësaj periudhe të rëndësishme,” shkroi presidenti në Truth Social. “Do të jetë një moment i madh për ta nëse e bëjnë këtë. Jo më vrasje. Duhet më në fund të ketë paqe!”

Në një postim tjetër, ai e përshkroi ngjarjen si një ditë “historike” për Libanin.

“Po ndodhin gjëra të mira!!!”, u shpreh Trump.

Një zyrtar izraelit tha se Izraeli do të përgjigjet ushtarakisht gjatë armëpushimit vetëm ndaj “kërcënimeve të menjëhershme nga Hezbollahu”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se një marrëveshje paqeje më e qëndrueshme do të kërkojë që grupi i mbështetur nga Irani të çarmatosej.