‘VV është ajo që nuk e ka njohur flamurin e Kosovës’ Demhasaj

Komentatori politik, Arton Demhasaj, ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e institucioneve të Kosovës. Ai tha se veprimet e kryeministrit Albin Kurti nuk kanë të bëjnë me parime, por me përpjekjen për të siguruar përfitime elektorale. “Albin Kurti nuk e ka

dhjetor 4, 2025 - 02:30
 0
‘VV është ajo që nuk e ka njohur flamurin e Kosovës’ Demhasaj
‘VV është ajo që nuk e ka njohur flamurin e Kosovës’ Demhasaj

‘VV është ajo që nuk e ka njohur flamurin e Kosovës’ Demhasaj

Komentatori politik, Arton Demhasaj, ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e institucioneve të Kosovës. Ai tha se veprimet e kryeministrit Albin Kurti nuk kanë të bëjnë me parime, por me përpjekjen për të siguruar përfitime elektorale.

“Albin Kurti nuk e ka problemin me Listën Serbe, problemin e ka me majtë këtu sepse tu e majtë Listën Serbe këtu ai tenton me fitu vota,” deklaroi Demhasaj në “Adresa”.

Ai theksoi se për të, prioritet duhet të jenë respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës, si dhe ruajtja e raporteve të qëndrueshme me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

“Për mua më e rëndësishme është zbatimi i ligjeve dhe Kushtetutës dhe ruajtja e raporteve me Amerikën dhe ndërkombëtarët sesa me ba kësi lojëra politike këtu brenda vetëm për një grusht vota,” tha ai.

Demhasaj rikujtoi se Vetëvendosje ka qenë parti që historikisht ka kundërshtuar simbolet dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“VV-ja është partia politike që nuk e ka njoftë Kushtetutën e Kosovës, VV-ja është ajo që flamurin e Kosovës e ka quajt lara-lara,” përfundoi Demhasaj. /Gazeta10