“Kujt ia ruan Amerika kufijtë tjetër përveç neve?” / “O krenar, vetëm neve na i ruajnë”, debat
Në një debat të tensionuar në “Adresa”, analistët Xhevdet Smakiqi, Krenar Shala dhe Halil Matoshi kanë debatuar lidhur me reagimin e fundit të Ambasadës së SHBA-vë lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe. Debatin e hapi Xhevdet Smakiqi, i cili tha se prania amerikane në Kosovë është e pazëvendësueshme dhe unike krahasuar me shtetet tjera të


Në një debat të tensionuar në “Adresa”, analistët Xhevdet Smakiqi, Krenar Shala dhe Halil Matoshi kanë debatuar lidhur me reagimin e fundit të Ambasadës së SHBA-vë lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe.
Debatin e hapi Xhevdet Smakiqi, i cili tha se prania amerikane në Kosovë është e pazëvendësueshme dhe unike krahasuar me shtetet tjera të rajonit.
“Kujt ja ruan Amerika kufijt naj shteti tjetër përveç neve, kujt?”, deklaroi Smakiqi, duke theksuar se SHBA nuk ofron një nivel të tillë mbrojtjeje për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë apo Malin e Zi.
Krenar Shala reagoi menjëherë, duke kundërshtuar idenë se mbështetja amerikane kufizohet vetëm te Kosova.
“Krejt Evropës,” tha Shala, duke përmendur rolin e SHBA-së në NATO dhe sigurinë kolektive në kontinent.
Smakiqi vazhdoi ta refuzojë këtë argument:
“Jo bre, veç neve na i runë, nuk ia runë as Maqedonisë, as Shqipërisë, as Malit të Zi,” shtoi ai, duke theksuar veçoritë e pranisë amerikane në Kosovë.
Në debat u përfshi edhe Halil Matoshi, i cili solli shembullin e situatës së sigurisë në veri të vendit për të argumentuar praninë direkte të SHBA-së në terren.
“Po ti amerikanët i ki sonte në kufi në Leposaviq,” tha Matoshi, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të trupave amerikane në ruajtjen e stabilitetit në veri të Kosovës. /Gazeta10
