Waitz: Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut po ndërtohen narrativa që krijojnë përçarje

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, ka kritikuar ashpër zhvillimet politike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar si investime në narrativa përçarëse që The post Waitz: Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut po ndërtohen narrativa që krijojnë përçarje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 24, 2025 - 12:30
 0
Waitz: Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut po ndërtohen narrativa që krijojnë përçarje

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, ka kritikuar ashpër zhvillimet politike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar si investime në narrativa përçarëse që rrezikojnë marrëdhëniet fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, gjatë Forumit të Zgjerimit në Bruksel, Waitz tha se në Bullgari po zhvillohet një narrativë kombëtare “që krijon përçarje dhe është e drejtuar kundër fqinjit”, por shtoi se diçka e ngjashme po ndodh edhe në Shkup.

Ajo që shohim në anën bullgare është një zhvillim i fortë i një narrative kombëtare që krijon përçarje dhe drejtohet kundër fqinjit dhe, në fakt, kundër miqve të tyre më të ngushtë në rajon. Por, për fat të keq, Kryeministri juaj po investon në diçka të ngjashme edhe në anën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Waitz.

Ai paralajmëroi se ushqimi i këtyre ndjenjave dhe rritja e hendekut mes shoqërive “nuk na çon drejt një Bashkimi Evropian të suksesshëm”.

Pse mungoi RMV-ja në Forumin e Zgjerimit?

I pyetur për faktin që të gjitha vendet kandidate morën pjesë në Forum, përveç Maqedonisë së Veriut, Waitz tha se nuk ka informacione të sakta për arsyet e mungesës, por u shpreh i bindur se ftesa ka ekzistuar.

Jam i sigurt se përfaqësues nga Maqedonia e Veriut u ftuan të merrnin pjesë sot… Do të habitesha nëse kjo do të vinte nga Komisioni Evropian. Kjo nuk është ndëshkim. Jam i sigurt se pati ftesë dhe se pati disa probleme pse Kryeministri Mickoski ose ministri i Jashtëm Mucunski nuk mundën të merrnin pjesë,” tha ai.

“Problemi është bllokada bullgare”

Waitz theksoi se sfida kryesore në raportet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet vetoja bullgare.

Nga ana e BE-së, ekziston bllokada nga Bullgaria. Kjo është problematike edhe për Unionin. Ky është problemi për të cilin duhet të flasim,” u shpreh ai.

Perceptimi në BE për Maqedoninë e Veriut mbetet pozitiv

Pavarësisht sfidave politike dhe bllokadës, raportuesi i PE siguroi se në institucionet evropiane ekziston angazhim i fortë për të mbështetur Shkupin në rrugën drejt integrimit.

Atmosfera e përgjithshme ndaj Maqedonisë së Veriut është pozitive. Më kontaktojnë rregullisht anëtarë të Komisionit Evropian dhe të shërbimeve për të ofruar mbështetje dhe për të gjetur zgjidhje. Ka shumë angazhim këtu për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj,” tha Waitz. Gazeta Flaka

The post Waitz: Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut po ndërtohen narrativa që krijojnë përçarje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .