Shkëndija e Haraçinës tregon versionin e vet për incidentin në ndeshjen derbi me Bregallnicën
Lideri i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Haraçinës, ka reaguar për incidentin në ndeshjen derbi me Bregallnicën. Skuadra nga Haraçina pësoi humbje në Hasanbeg, The post Shkëndija e Haraçinës tregon versionin e vet për incidentin në ndeshjen derbi me Bregallnicën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lideri i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Haraçinës, ka reaguar për incidentin në ndeshjen derbi me Bregallnicën.
Skuadra nga Haraçina pësoi humbje në Hasanbeg, me rezultat 2:1 nga Bregallnica e Shtipit.
Pas javës së 13-të, Shkëndija kryeson me 34 pikë e ka dy më shumë se Bregallnica.
“Lidhur me raportimet në disa media, të cilat shkruajnë se një tifoz ka sulmuar lojtarë të Bregallnicës, duam të sqarojmë se në asnjë moment gjatë ndeshjes asnjë tifoz nuk ka hyrë në fushë.
Incidenti ka ndodhur mes një anëtari të stafit të ekipit tonë dhe lojtarit të ekipit mysafir.
Dhuna nuk ka vend në terrenet sportive dhe Shkëndija në asnjë moment nuk ka tentuar ta fshehë apo ta kamuflojë incidentin.
Duke pasur parasysh faktin se që nga fillimi i sezonit ky është incidenti i parë në fushën tonë, mendojmë se Shkëndija meriton më shumë respekt nga opinioni sportdashës.
Nuk e kuptojmë histerinë që krijohet në çdo stadium ku luan ekipi ynë. Ne jemi vetëm një klub futbolli i cili në çdo ndeshje hyn për të fituar.
Edhe një herë riafirmojmë se nuk po kërkojmë arsyetime për rastin, por duhet të merren parasysh të gjitha rrethanat, sepse gjithçka ishte e incizuar nga kamera e Federatës.
Provokimet nga minutat e para i keni në video, me ngjyra. Kartoni i kuq për lojtarin e ekipit të Bregallnicës nuk ishte rastësi.
E nëse pasioni për sportin dhe dashuria për klubin duhet të ndëshkohen, atëherë Shkëndija është fajtori më i madh”, reagon Shkëndija.
The post Shkëndija e Haraçinës tregon versionin e vet për incidentin në ndeshjen derbi me Bregallnicën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .