Xheneta Fetahu bën tatuazh shqiponjën në qafë: E vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time

Modelja Xheneta Fetahu ka marrë vëmendje me një tjetër veprim të bërë së fundmi. Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë. Ajo shihet se tek qafa ka bërë një tatuazh simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy-krenare “Sot e vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time”, ka […]

shkurt 7, 2025 - 14:00
 0  3
Xheneta Fetahu bën tatuazh shqiponjën në qafë: E vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time

Modelja Xheneta Fetahu ka marrë vëmendje me një tjetër veprim të bërë së fundmi.

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë.

Ajo shihet se tek qafa ka bërë një tatuazh simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy-krenare “Sot e vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time”, ka shkruar ajo.

Bukuroshja këto ditë ka bërë paraqitjen e parë televizive, ku i ka dhënë fund të gjitha aludimeve.

E njëjta ka folur për eksperiencën në Big Brother, raportin me Gjestin e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP Albania.

Ish-konkurrentja theksoi se nuk do të hyjë e as nuk do të ketë një ballafaqim me Gjestin.

Veç kësaj, tani është tejet e angazhuar sa i përket anës profesionale me projekte të reja.