Zbardhet vrasja e biznesmenit, policia arreston 2 persona, shpall në kërkim autorët

Policia e Elbasanit ka zbardhur dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës pranë karburantit në pronësi në tij në unazën juglindore të Elbasanit. Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga

dhjetor 2, 2025 - 15:30
 0
Zbardhet vrasja e biznesmenit, policia arreston 2 persona, shpall në kërkim autorët
Zbardhet vrasja e biznesmenit, policia arreston 2 persona, shpall në kërkim autorët

Zbardhet vrasja e biznesmenit, policia arreston 2 persona, shpall në kërkim autorët

Policia e Elbasanit ka zbardhur dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës pranë karburantit në pronësi në tij në unazën juglindore të Elbasanit.

Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit si autorët e dyshuar të kësaj vrasje. Një prej të dyshuarve, Marselo Arani banues ne Elbasan, rezulton me masë sigurie arrest në shtëpi për një tjetër vepër penale. Ndërsa i dyshuari tjetër është banues në qytetin e Laçit.

Gjithashtu policia ka arrestuar pronarin e mjetit tip audi, Xhino Ago,32 vjeç banues në Elbasan, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në këtë vrasje, duke u dhënë hua mjetin e tij autorëve të shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë gjithashtu edhe roja i karburantit, ku u vra biznesmeni, Kujtim Pisha 52 vjeç i akuzuar për moskallëzim krimi.

Të dhënat paraprake hetimore ngrenë dyshime se motivet e vrasjes së biznesmenit Edmond Mehalla kanë të bëjnë me konfliktet që ka patur i ndjeri për shkak të bizneseve të tij, por pa specifikuar konkretisht. Gjithashtu grupi i hetimit po vijon verifikimet për identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë ose të interesuar në këtë atentat./A2 CNN