Zbulohet arsyeja pse Spalletti nuk luan me Zhegrovën
Gazetari i afërt me Juventusin, Romeo Agresti, ka dhënë përditësimet e fundit lidhur me situatën e Edon Zhegrova te klubi italian. Sipas tij, mungesa e aktivizimit të Zhegrovës në disa ndeshje radhazi lidhet kryesisht me arsye teknike. Trajneri Luciano Spalletti duket se u beson më shumë lojtarëve që ofrojnë disiplinë taktike dhe kontribut më të […]


Gazetari i afërt me Juventusin, Romeo Agresti, ka dhënë përditësimet e fundit lidhur me situatën e Edon Zhegrova te klubi italian.
Sipas tij, mungesa e aktivizimit të Zhegrovës në disa ndeshje radhazi lidhet kryesisht me arsye teknike.
Trajneri Luciano Spalletti duket se u beson më shumë lojtarëve që ofrojnë disiplinë taktike dhe kontribut më të madh në fazën mbrojtëse, si Francisco Conceiçao.
“Roli i Edon Zhegrovës në stol vjen për arsye thjesht teknike. Spalletti beson se ai nuk garanton punën taktike dhe mbrojtëse që ofrojnë anësorë të tjerë”.
“Ka pesë ndeshje që nuk e fut fare në lojë. Ai futet kur rezultati është i keq për Juventusin, për të gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar Agresti.
Ai shton se e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës te Juventusi mbetet e hapur, pasi klubi mund ta shesë gjatë verës nëse arrin një ofertë e rëndësishme.
“Nëse vjen një ofertë serioze për të, Juventusi do ta shesë për të kërkuar më pas një lojtar që përshtatet më mirë me sistemin e trajnerit”, deklaroi Agresti.