“E kam ditur që do të isha legjendë e klubit”, Vedat Muriqi flet pasi theu rekordin e Samuel Eto’o, ka edhe një mesazh për Kylian Mbappen

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se gjithnjë e ka ditur se do ta thyente rekordin e Samuel Eto’o, ndërsa synon të vazhdojë me këtë ritëm. Muriqi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga me 55 gola, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 21 sosh, vetëm dy prapa Kylian Mbappe, që ka […]

Prill 13, 2026 - 00:00
“E kam ditur që do të isha legjendë e klubit”, Vedat Muriqi flet pasi theu rekordin e Samuel Eto’o, ka edhe një mesazh për Kylian Mbappen

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se gjithnjë e ka ditur se do ta thyente rekordin e Samuel Eto’o, ndërsa synon të vazhdojë me këtë ritëm.

Muriqi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga me 55 gola, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 21 sosh, vetëm dy prapa Kylian Mbappe, që ka primatin në La Liga.

Pas ndeshjes, Muriqi për faqen zyrtare të La Liga-s konfirmoi se gjithnjë ka pasur besimin se do ta arrinte këtë rekord të jashtëzakonshëm.

“Që kur kam mbërritur në këtë ishull të bukur, jam ndjerë si në shtëpi. E kam ndjerë këtë dhe kur fillon këtu, vëren diçka ndryshe që nga dita e parë. Dashuria ime për ishullin dhe Mallorcën ka qenë e tillë që nga fillimi”.

“E dija që doja të isha një legjendë për këtë ekip dhe falë tifozëve, stafit të trajnerëve dhe mbështetësve, tejkalimi i një legjende si Eto’o dhe hyrja në historinë e këtij klubi të madh më bën shumë krenar për veten time. Në këto ndeshje të mbetura, dua të shkoj sa më larg që të mundem”.

Më e bukura ishte pas ndeshjes, ku tifozët e Mallorcas filluan të bërtasin “Vedat Muriqi – Topi i Artë”, por përgjigja e lojtarit nga Prizreni ishte shumë e thjeshtë.

“Janë të çmendur, çfarë Topi të Artë! Po përpiqem me gjithë mundin tim të shoh nëse do të dalë diçka e mirë prej saj”.

“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – festa e tifozëve të Mallorcas me yllin e Kosovës pas fitores

“Jam shumë krenar për veten time, falë shokëve të ekipit, gruas sime, fëmijëve të mi dhe njerëzve të ishullit, sepse që nga dita e parë ndjeva diçka ndryshe dhe dua të jem një nga legjendat e këtij ekipi. Jam shumë krenar për veten time dhe nuk dua të ndalem këtu. Dua të vazhdoj, të siguroj jetëgjatësinë e ekipit dhe të krijoj shumë histori të tjera me këtë klub”.

I pyetur se nëse ka besim se do ta tejkalojë edhe Kylian Mbappen për çmimin “Pichichi”, ai shtoi se është ende herët.

“Jam i përqendruar në rrugën time. Nëse mund ta tejkaloj atë, perfekt, do ta shohim”.