Zbulohet si vdiq këngëtari Liam Payne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtarit të One Direction, Liam Payne. Siç raporton Daily Mail, këngëtari vdiq menjëherë nga plagët e shumta, duke përfshirë një thyerje të kafkës, kur u rrëzua nga kati i tretë i hotelit. Payne kishte vdekur në kohën kur personeli i urgjencës mbërriti në vendngjarje. Nuk kishte asnjë mënyrë për […]

tetor 17, 2024 - 20:01
 0  8
Zbulohet si vdiq këngëtari Liam Payne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtarit të One Direction, Liam Payne.

Siç raporton Daily Mail, këngëtari vdiq menjëherë nga plagët e shumta, duke përfshirë një thyerje të kafkës, kur u rrëzua nga kati i tretë i hotelit.

Payne kishte vdekur në kohën kur personeli i urgjencës mbërriti në vendngjarje.

Nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar yllin 31-vjeçar dhe kreu i shërbimit të urgjencës së Buenos Aires, Alberto Crescenti , konfirmoi se Payne kishte “kafkën e thyer dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekje të menjëhershme”.

“Roli ynë ishte të shkonim atje shpejt, të ofronim ndihmë mjekësore dhe të përpiqeshim ta rikthenim në jetë, por lëndimet e tij ishin aq të rënda sa nuk kishte asnjë mënyrë për ta shpëtuar”, tha Crescenti, sipas Daily Mail.

Paraprakisht u raportua se policia mbërriti në hotel pasi mori një telefonatë urgjente që i informonte për “një burrë agresiv që mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit”.

Stafi i hotelit ka telefonuar në numrin 911, numrin e telefonit të urgjencës. Në njërën ata thanë: “Kemi një mysafir që është çmendur pas drogës dhe po shkatërron gjithçka në dhomën e tij. Ne kemi nevojë që një prej jush të vijë këtu.”