Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

I papritur ishte emërimi i ish-deputetes së LSI, Silva Caka në postin e zëvendësministres së Brendshme nga kryeministri Edi Rama. Kjo e fundit jo vetëm që ka qenë deputete në partinë e drejtuar nga Ilir Meta, por e ka përfaqësuar atë edhe në këshillin bashkiak të Tiranës. Lidhur me vendimin e Cakës ka reaguar zëdhënësja […]

shtator 25, 2025 - 20:30
 0
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

I papritur ishte emërimi i ish-deputetes së LSI, Silva Caka në postin e zëvendësministres së Brendshme nga kryeministri Edi Rama. Kjo e fundit jo vetëm që ka qenë deputete në partinë e drejtuar nga Ilir Meta, por e ka përfaqësuar atë edhe në këshillin bashkiak të Tiranës.

Lidhur me vendimin e Cakës ka reaguar zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli. Në rrjetet sociale, Memelli ka publikuar videon e Cakës, e cila m dënon ata persona që shkonin nga LSI drejtë PS, madje duke i cilësuar ata si të korruptuar.

Krahas kësaj videoje, zëdhënësja e PL, nuk i ka kursyer ironitë për zëvendësministren e Brendshme të sapo emëruar.

“Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë”, shprehet ajo.

Më tej shton se Caka kur u largua nga PL, u largua me motivacionin për të ndjekur shkollën e Magjistraturës, por sipas saj rezultoi se ka “aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.

“Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik”, shkruan Memelli.