Faton Peci: Mitrovica e përkushtuar për biznes dhe ekonomi konkurruese
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar sot një biznes të suksesshëm në fshatin Zhabar, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë lokale dhe mbështetjes për sipërmarrësit. Peci e ka vlerësuar Nebih Eminin, pronar i një kompanie të dyerve dhe dritareve, si shembull të punës dhe përkushtimit, i cili eksporton 50% të prodhimit


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar sot një biznes të suksesshëm në fshatin Zhabar, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë lokale dhe mbështetjes për sipërmarrësit.
Peci e ka vlerësuar Nebih Eminin, pronar i një kompanie të dyerve dhe dritareve, si shembull të punës dhe përkushtimit, i cili eksporton 50% të prodhimit të tij në Gjermani. Ai e cilësoi këtë model si një pikë reference për bizneset e tjera në Mitrovicë.
“Ne do punojmë fort dhe do garantojmë mjedis të përshtatshëm për bizneset, me rrugë të reja për investime të jashtme direkte strategjike,” tha Peci, duke nënvizuar angazhimin e tij për të krijuar kushte optimale për zhvillimin ekonomik të komunës.
Vizita është pjesë e përpjekjeve të tij për të promovuar sipërmarrësit lokalë dhe për të rritur konkurrencën dhe investimet në Mitrovicë.
