Zekolli i kundërpërgjigjet BDI-së: “Marre është të mos ua plotësosh të drejtat studentëve”

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka reaguar ndaj fushatës së drejtuesve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilët në mbështetje të protestës së studentëve për provimin e jurisprudencës dolën me pankarta me mesazhin “Marre është mos me marrë pjesë”. #MARRE është mos me ua plotësu të drejtat në kohë #MARRE është me i keqpërdor për […]

Prill 6, 2026 - 12:00
Zekolli i kundërpërgjigjet BDI-së: “Marre është të mos ua plotësosh të drejtat studentëve”

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka reaguar ndaj fushatës së drejtuesve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilët në mbështetje të protestës së studentëve për provimin e jurisprudencës dolën me pankarta me mesazhin “Marre është mos me marrë pjesë”.

#MARRE është mos me ua plotësu të drejtat në kohë
#MARRE është me i keqpërdor për interesat e pangopur të përfitimit personal
#MARRE është me vjedh e abuzu
#MARRE është me lujt të pafajshmin, kur 2 dekada e tepër s’je kujtu për studentët, por:
“Çka është marrja për rezilin?””, ka shkruar zv ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri.