Zekolli: Pastrimi i “implantëve” në politikën shqiptare vazhdon, aludon për Arben Taravarin

Analisti politik Arsim Zekolli ka komentuar vendimin e Arben Taravarit për të dalë nga koalicioni VLEN dhe për të formuar lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Zekolli ka theksuar se ky është një hap i nevojshëm për të vazhduar pastrimin e strukturave politike shqiptare, duke aluduar se […] The post Zekolli: Pastrimi i “implantëve” në politikën shqiptare vazhdon, aludon për Arben Taravarin appeared first on InfoShqip.com.

Prill 16, 2025 - 23:00
 0  6
Zekolli: Pastrimi i “implantëve” në politikën shqiptare vazhdon, aludon për Arben Taravarin

Analisti politik Arsim Zekolli ka komentuar vendimin e Arben Taravarit për të dalë nga koalicioni VLEN dhe për të formuar lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Zekolli ka theksuar se ky është një hap i nevojshëm për të vazhduar pastrimin e strukturave politike shqiptare, duke aluduar se Taravari është një nga “implantet” që duhet larguar për të ndihmuar funksionalizimin e politikës shqiptare.

Zekolli e krahasoi këtë proces me një dietë që sjell humbje të peshës dhe të vjamit, duke bërë që politika shqiptare të bëhet më e shëndetshme, më aktive dhe më funksionale. Ai shtoi se, pasi të largohen këto “implante”, rivalitetet mes partive do të vazhdojnë, por ata që mbesin do të kthehen tek faktorët maqedonas për të shpikur projekte të dështuar, duke kritikuar kështu politikën aktuale të partive të mëdha maqedonase.

“Le të bashkohen dhe të kthehen te Micko, Zaev, Angjusev, Ageler & Drexler për të shpikur një tjetër ‘отворено општество на македонски’, tani që verzionet pseudo-majtiste LSDM dhe pseudo-djathtiste VMRO dështuan,” përfundoi Zekolli.

The post Zekolli: Pastrimi i “implantëve” në politikën shqiptare vazhdon, aludon për Arben Taravarin appeared first on InfoShqip.com.