Zëvendëskryeministri belg takime me Kurtin dhe Konjufcën në Prishtinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot. Takimi do të zhvillohet në orën 13:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Prevot gjithashtu më pas do të takohet edhe me zv. Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.
Takimi do të zhvillohet në orën 13:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Prevot gjithashtu më pas do të takohet edhe me zv. Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës sës Kosovës Glauk Konjufcën.
Bëhet e ditur se ata do të takohen në orën 15:15, e që pas takimit do të mbajnë konferencë për media.