Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Kurti: Rezultatet do t’i bëjmë publike
Kanë mbetur edhe 12 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës. Kryeministri I atjeshëm Albin Kurti tha sot shkurt se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 […]
Kanë mbetur edhe 12 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës. Kryeministri I atjeshëm Albin Kurti tha sot shkurt se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin. Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe takime me partitë opozitare, por një datë e saktë për këto takime nuk është bërë e ditur. Që nga 4 prilli, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar.
“Më shumë se gjysmë ore jam vonë jemi në komunikim kur të kemi rezultate do tua komunikojmë,” deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.