Zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti: E kemi obligim formimin e institucioneve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke folur për zgjedhjen e 9 shkurtit. Ai tha Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e zgjedhjeve, dhe se tash obligim e ka formimin e institucioneve. “Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon

shkurt 26, 2025 - 12:00
 0  3
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti: E kemi obligim formimin e institucioneve
zgjedhjet-e-9-shkurtit,-kurti:-e-kemi-obligim-formimin-e-institucioneve

zgjedhjet-e-9-shkurtit,-kurti:-e-kemi-obligim-formimin-e-institucioneve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke folur për zgjedhjen e 9 shkurtit.

Ai tha Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e zgjedhjeve, dhe se tash obligim e ka formimin e institucioneve.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës, sipas KQZ-së më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultate përfundimtare. Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të mbushim obligimin që na takon, formimin e institucioneve për legjislaturën e nëntë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se pret nga KQZ-ja më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit.

“Presim nga KQZ-ja më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur një proces zgjedhor të lirë e demokratike me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, u shpreh shefi i qeverisë,