Zgjedhjet e përsëritura: Sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit në katër komuna
Në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar komune në Gostivar, Mavrovë–Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore po u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë The post Zgjedhjet e përsëritura: Sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit në katër komuna appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar komune në Gostivar, Mavrovë–Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore po u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre. Po ashtu, sot votojnë edhe të burgosurit që janë banorë të këtyre komunave.
Në Gostivar janë paraqitur 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në shtëpi, ndërsa në burgje pritet të votojnë 81 persona. Në Mavrovë–Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë dhe dy të burgosurve. Në Vrapçisht janë regjistruar 32 persona të sëmurë dhe 11 të burgosur, ndërsa në Qendër Zhupë vetëm dy persona kanë paraqitur kërkesë për votim në shtëpi.
Sa i përket numrit të përgjithshëm të votuesve, në Gostivar të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë, në Mavrovë–Rostushë 10.575, në Vrapçisht 27.279, ndërsa në Qendër Zhupë 7.562 qytetarë.
Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten pasi në Zgjedhjet Lokale 2025 nuk u arrit censusi i nevojshëm i daljes së votuesve. Gazeta Flaka
The post Zgjedhjet e përsëritura: Sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit në katër komuna appeared first on Flaka, në çdo lajm... .