“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët komentoi deklaratën e komsioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Krydemokrati e quajti Marta Kos ‘adhuruese, për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave e gjëmave të tij’. “PD pas deklaratës […]
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët komentoi deklaratën e komsioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme.
Krydemokrati e quajti Marta Kos ‘adhuruese, për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave e gjëmave të tij’.
“PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar. Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij. Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët. Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim“, u shpreh Berisha.