Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – Rexhepi i AKI-së beson për balotazh: Beteja për Tetovën vazhdon

Tetova, sipas të gjitha gjasave do të shkojë në balotazh, ku pritet të përballen kandidati i AKI-së për kryetar të kësaj komune, Bajram Rexhepi dhe kryetari aktual i Tetovës, kandidati i VLEN, Bilall Kasami. Rexhepi përmes rrjeteve sociale ka shkruar se beteja për Tetovën vazhdon. “Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj

tetor 20, 2025 - 09:00
 0
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – Rexhepi i AKI-së beson për balotazh: Beteja për Tetovën vazhdon
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – Rexhepi i AKI-së beson për balotazh: Beteja për Tetovën vazhdon

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – Rexhepi i AKI-së beson për balotazh: Beteja për Tetovën vazhdon

Tetova, sipas të gjitha gjasave do të shkojë në balotazh, ku pritet të përballen kandidati i AKI-së për kryetar të kësaj komune, Bajram Rexhepi dhe kryetari aktual i Tetovës, kandidati i VLEN, Bilall Kasami.

Rexhepi përmes rrjeteve sociale ka shkruar se beteja për Tetovën vazhdon.

“Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë. Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal, për një Tetovë me dinjitet!”, ka shkruar Rexhepi.

Nga ana tjetër, VLEN-i ka shpallur fitoren të dielën për Tetovën. Në një konferencë për media, Adnan Azizi nga VLEN-i ka pohuar se kanë fituar në Tetovë, por edhe në shtatë komuna të tjera./TV21