“Zhduket” Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave
Sot në mëngjes, banorët e Big Brother VIP Albania u zgjuan nga gjumi, por ajo që ra në sy ishte sjellja e Gjestit, i cili duket se kishte diçka në mendje sapo hapi sytë. Me brushën e dhëmbëve ende në gojë, ai nisi të kërkonte Eglin nëpër shtëpi. Fillimisht shkoi në oborr, ku ajo nuk […] The post “Zhduket” Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave appeared first on InfoShqip.com.

Sot në mëngjes, banorët e Big Brother VIP Albania u zgjuan nga gjumi, por ajo që ra në sy ishte sjellja e Gjestit, i cili duket se kishte diçka në mendje sapo hapi sytë.
Me brushën e dhëmbëve ende në gojë, ai nisi të kërkonte Eglin nëpër shtëpi.
Fillimisht shkoi në oborr, ku ajo nuk ishte, më pas u fut brenda për të vazhduar kërkimin, por pa sukses. Në fund, ai takoi Tirin dhe e pyeti për vendndodhjen e saj.
Tiri i tregoi se Egli ishte ende në gjumë, gjë që e habiti Gjestin, i cili kërkoi të dinte saktësisht se ku ndodhej.
Kjo vjen pasi Egli më parë kishte fjetur në sauna, pasi ai vetë kishte ndarë shtratin me Rizartën për shkak të sfidës.
Në momentin që Tiri i tha se Egli po flinte me Rozanën, Gjesti u afrua për ta parë, një veprim që nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e spektaklit.
Fansat vunë në dukje ironinë e situatës, pasi ai më parë i kishte kërkuar Eglit ta linte rehat, ndërsa tani shihej duke e kërkuar kudo në shtëpi. /Telegrafi/
The post “Zhduket” Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave appeared first on InfoShqip.com.