Zjarr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtarë

Dy pjesëtarë të Ushtrisë së RMV-së u lënduan në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën e Tetovës, sipas informacioneve fillestare nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë. “Është ndërhyrë me shtatë zjarrfikës, me dy kamionë dhe një automjet tereni për ndërhyrje speciale, pas së cilës zjarri u lokalizua për gjysmë ore.

qershor 18, 2025 - 20:00
 0  6
Zjarr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtarë
Zjarr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtarë

Zjarr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtarë

Dy pjesëtarë të Ushtrisë së RMV-së u lënduan në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën e Tetovës, sipas informacioneve fillestare nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.

“Është ndërhyrë me shtatë zjarrfikës, me dy kamionë dhe një automjet tereni për ndërhyrje speciale, pas së cilës zjarri u lokalizua për gjysmë ore.

Dy të lënduarit u përpoqën të ndërhynin, pas së cilës u dërguan në Spitalin e Tetovës, informoi Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë.