Zjarret gjunjëzojnë Francën, mbi 220 mijë persona evakuohen pranë Bordeaux

Zjarret masive në jugperëndim të Francës vijojnë të jenë jashtë kontrollit, ndërsa dhjetëra mijëra persona janë evakuuar pranë qytetit të Bordeaux. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët që kanë përfshirë rajonin e Girondës, ku deri tani janë ...

Korrik 26, 2026 - 17:00
Zjarret gjunjëzojnë Francën, mbi 220 mijë persona evakuohen pranë Bordeaux
zjarret-gjunjezojne-francen,-mbi-220-mije-persona-evakuohen-prane-bordeaux

zjarret-gjunjezojne-francen,-mbi-220-mije-persona-evakuohen-prane-bordeaux

Zjarret masive në jugperëndim të Francës vijojnë të jenë jashtë kontrollit, ndërsa dhjetëra mijëra persona janë evakuuar pranë qytetit të Bordeaux.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët që kanë përfshirë rajonin e Girondës, ku deri tani janë djegur rreth 42 mijë hektarë tokë. Sipas autoriteteve, mbi 220 mijë persona janë larguar nga zonat e rrezikuara që prej nisjes së zjarreve më 22 korrik.

Zjarri ndodhet rreth 15 kilometra nga periferitë e Bordeaux dhe autoritetet po monitorojnë me shqetësim përhapjen e tij, e ndihmuar nga bimësia e thatë dhe erërat e forta.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar mijëra zjarrfikës, ushtarakë dhe forca sigurie. Kapiteni i zjarrfikësve Nicolas Braz e përshkroi situatën si një zjarr “të çrregullt dhe të pakontrollueshëm”, që po krijon edhe vorbulla ere.

Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez deklaroi se situata mbetet “shumë e pafavorshme”, ndërsa presidenti Emmanuel Macron premtoi mbështetje për zonat e prekura.

Ndërkohë, edhe Spanja vijon të përballet me zjarre të mëdha, ku më shumë se 90 mijë persona janë evakuuar nga zonat pranë Madridit dhe Avilës./TCH


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.