Zjarri në diskotekën e Koçanit dhe dallimi e lajmeve të këqija

Kur shikohen titujt dhe përmbajtja e teksteve dhe postimeve mediatike në rrjetet sociale të ditëve të fundit lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit, vërehet një sensacion i ulët në përmbajtjen e vendosur, me vendosje të herëpashershëm të teorive konspirative të natyrës mistike dhe ezoterike. Në anën tjetër, vërehet se spin për fajtorët dhe gjendjen […]

Mars 25, 2025 - 12:00
 0  5
Zjarri në diskotekën e Koçanit dhe dallimi e lajmeve të këqija
18.03.25 Protesta në Shkup për tragjedinë e zjarrit në Koçan. Foto nga Fisnik Xhelili Portalb.mk

Kur shikohen titujt dhe përmbajtja e teksteve dhe postimeve mediatike në rrjetet sociale të ditëve të fundit lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit, vërehet një sensacion i ulët në përmbajtjen e vendosur, me vendosje të herëpashershëm të teorive konspirative të natyrës mistike dhe ezoterike. Në anën tjetër, vërehet se spin për fajtorët dhe gjendjen e shëndetësisë vendase po përhapet pikërisht nga përfaqësues të pushtetit, të cilët pas tragjedisë së Koçanit kërkojnë nga mediat të kenë durim dhe të mos publikojnë e përhapin dezinformata, shkruan Vërtetmatësi.

Si të shkruani një lajm të mirë në një det lajmesh të këqija?

Teoria e gazetarisë nuk ka rregulla të forta për mënyrën e krijimit të lajmeve të mira. Janë disa bazike dhe më pas gjithçka lihet në aftësinë e individit ose në pikëpamjet editoriale të njerëzve në media. Në fakt, është shumë më e lehtë të njohësh një lajm të keq sesa ta bësh atë një lajm të mirë.

Ky citim është nga teksti i botuar në “Vërtetmatës” pikërisht para 10 vitesh, i cili fatkeqësisht bëhet sërish aktual kur ndodhin tragjedi të mëdha, siç ishte zjarri i tmerrshëm në disko “Pulse” në Koçan. A pati valë dezinformimesh dhe “lajme të këqija” në raportimin e zjarrit në diskotekën e Koçanit dhe pasojave tragjike që shkaktoi ai?

Kur shikohen titujt dhe përmbajtjet e teksteve të mediave dhe postimeve të mediave sociale gjatë javës së kaluar, mund të vërehet një nivel relativisht i ulët sensacionalizmi në përmbajtjen që postohet, me vendosjen e herëpashershëm të teorive konspirative të një natyre mistike dhe ezoterike.

Në anën tjetër, vërehet spin për fajtorët dhe gjendjen e sistemit shëndetësor vendas (këtukëtukëtu dhe këtu) pikërisht nga përfaqësuesit e qeverisë, në radhë të parë kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, të cilët, pas tragjedisë në Koçan, po kërkojnë nga mediat të kenë durim dhe të mos përhapin disinformata (këtu dhe këtu).

Disa spekulime dhe dezinformata u shfaqën edhe në mediat sociale në lidhje me numrin e viktimave dhe mënyrën se si policia dhe zjarrfikësja u përballën me fatkeqësinë (këtu dhe këtu). Kur ndodh një tragjedi në shkallë të gjerë si kjo, vëmendja e publikut zakonisht kthehet në aksidente të tjera të ngjashme me viktima masive. Dhe, si rregull, standardet profesionale dhe etike të medias pësojnë rënie.

“Vërtetmatësi” po ashtu ka rikujtuar me rastin e kësaj ngjarje tragjike se cilat janë standardet më të larta profesionale dhe etike që duhet t’i përmbahen mediave kur raportojnë për tragjedi si kjo e fundit në Koçan. Kur në fund të vitit 2021 ndodhi aksidenti tragjik i trafikut në autostradën Struma në Bullgari, ku autobusi u dogj plotësisht dhe 45 persona nga Maqedonia vdiqën dhe 7 u plagosën, mediat publikuan versione dhe spekulime të ndryshme për shkaqet, të cilat më pas u mohuan gjatë hetimeve.

Në rastin në atë kohë u spekulua se në autobus po kontrabandohej naftë, e cila ishte shkaku i shpërthimit, më pas u hamendësua se në autobus po kontrabandoheshin sasi të mëdha të lëndëve piroteknike që shkaktuan shpërthimin, si dhe pretendohej se po transportohej një lëndë kimike nga e cila prodhohej droga, e cila ishte e ndezshme. Shpejtësia e tepërt me të cilën voziste shoferi i autobusit, se e ka zënë gjumi, nuk ka pasur shenja frenimi… ishin pretendimet e mbetura nga spektri i spekulimeve, të mohuara më vonë, e disa nga mediat i publikuan mohimet dhe faktet, e disa jo.

Interesant është fakti se ndër burimet e dezinformatave dhe spekulimeve për shkaqet e aksidentit me autobus, i cili më pas mori vendim gjykate me procedurë standarde, janë edhe politikanë që përfituan nga momenti tragjik për të manipuluar opinionin.

Tragjedia në Koçan tërhoqi shkas për të kërkuar llogari për tragjedi të tjera të mëdha në vend, si zjarri në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator 2021 (14 viktima) dhe aksidenti i autobusit afër Laskarcit më 13 shkurt 2019 (16 viktima).

Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për të dërguar të vdekurit tragjikisht më 16 mars, si Qeveri premtojmë se mësimi i hidhur nga Koçani është marrë, mesazhi është marrë: shteti nuk do të rrijë duarkryq dhe nuk do të lejojë drejtësinë të endet e të zhvlerësohet nëpër labirintet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshëm, deklaroi zv.kryeministri Izet Mexhiti.

Para njoftimit të tij, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një postim i Lejla Kadriut, ish-prokurores në Prokurorinë Publike të Tetovës, e cila fillimisht udhëhoqi hetimet për tragjedinë me spitalin modular në Tetovë, e më pas u shkarkua nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Postimi i saj u shpërnda edhe në media (këtukëtukëtu dhe këtu), me pretendime se ekziston mundësia që hetimi për zjarrin në diskotekën në Koçan të dështojë, ngjashëm me hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Ngjashëm me rastin e tragjedisë në Koçan, kur u dogj spitali modular në Tetovë, filluan të përhapen dezinformata për numrin e të vdekurve, si dhe postime spekulative në rrjetet sociale me tituj dhe përmbajtje klikbajt. Mirëpo, fakt është se para 3 ditësh (më 18.03.2025) Gjykata Themelore e Tetovës filloi rigjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

“Portalb” kujton se seancat e rigjykimit janë anuluar katër herë, ndërsa lënda do të rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e kthej lëndën në Gjykatën Themelore të Tetovës. Pas gjykimit të parë në Gjykatën e Tetovës, i cili përfundoi në qershor të vitit 2023, dhe pasi u akuzuan ish-drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës dhe ish-drejtori ekonomik, mjeku përgjegjës për qendrën “COVID” dhe Spitalin e Tetovës, Gjykata e Apelit në Gostivar në maj të vitit 2024 vendosi të rihapë procedurën, sepse aktgjykimi ndaj drejtorëve ishte i paqartë.

Aksidenti i trafikut në fshatin Laskarci (në afërsi të komunës së Shkupit, Saraj) është ndjekur penalisht, por familjarët e të ndjerëve nuk janë kënaqur me shumën e gjobës për pronarin e kompanisë transportuese “Durmo Tours” nga Gostivari, kështu që procesi është ende në procedurë ankimore.