1 muaj paraburgim për të dyshuarin që tentoi ta vrasë ish bashkëshorten në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim E.I. që dyshohet se tentoi ta vrasë ish bashkëshorten e tij. Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. “Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit


Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim E.I. që dyshohet se tentoi ta vrasë ish bashkëshorten e tij.
Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurit E.I., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda. Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Veprimi dyshohet se është kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, dhe paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale. Paraburgimi i është caktuar nga data 20.01.2026, ora 13:50, dhe do të zgjasë deri më 19.02.2026, ora 16:00.”
