11 ditë afat për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve

11 ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, institucionet dhe partitë politike vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete. Kurti thotë se ka komunikim me opozitën, ndërsa kjo e fundit kërkon ftesë zyrtare dhe sqarim të procesit. PDK-ja ka kërkuar formalizim të procesit përmes një ftese zyrtare dhe sqarim të qartë të rrugës

Prill 17, 2026 - 10:30
11 ditë afat për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve
11-dite-afat-per-presidentin,-vendi-drejt-zgjedhjeve

11-dite-afat-per-presidentin,-vendi-drejt-zgjedhjeve

11 ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, institucionet dhe partitë politike vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete.

Kurti thotë se ka komunikim me opozitën, ndërsa kjo e fundit kërkon ftesë zyrtare dhe sqarim të procesit.

PDK-ja ka kërkuar formalizim të procesit përmes një ftese zyrtare dhe sqarim të qartë të rrugës për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë nuk ka pasur as letër e as propozim nga Kurti apo Vetëvendosje.

Ndërsa javë më parë Kurti zhvilloi një takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku por pa ndonjë arritje marrëveshje.

Në rast se nuk arrihet që të zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin qershor.