“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e importit të energjisë elektrike, duke thënë se vetëm brenda shtatë ditësh janë paguar 14.9 milionë euro. Në një postim në Facebo...


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e importit të energjisë elektrike, duke thënë se vetëm brenda shtatë ditësh janë paguar 14.9 milionë euro.
Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, Kosova ka shpenzuar mbi dy milionë euro në ditë për importin e energjisë elektrike.
Ajo ka shkruar se gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, vlera e importeve ka arritur në 205.3 milionë euro, ndërsa që nga viti 2021 ka kaluar një miliard euro.
Sipas deputetes së LDK-së, qytetarëve u është shtrenjtuar energjia elektrike, ndërsa vendi është bërë më i varur nga importi dhe nuk janë realizuar investimet e premtuara në sektorin e energjisë.
“Kjo është kostoja e një qeverisjeje që nuk ka arritur të garantojë siguri energjetike dhe prodhim të mjaftueshëm vendor”, ka shkruar ajo.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.