22 vjeçari nga Gostivari përdhunoi një 13 vjeçare
Një 22 vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 2 janar ka detyruar një vajzë 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale. […]
Një 22 vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 2 janar ka detyruar një vajzë 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale.
“Me viktimën janë njoftuar përmes aplikacionit Snapçat dhe filluan të kontaktojnë dhe të takohen me njëri-tjetrin. Kur vajza nuk dëshironte më të dilte me të, i dyshuari ka ushtruar presion dhe në ditën kritike e ka detyruar të linte miqtë e saj dhe të hipte në makinën e tij. Më pas i ka marrë celularin, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj dhe e ka kërcënuar që të mos i tregojë askujt”, tha Prokuroria Publike.
Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, pasi mund të arratiset, të ndikojë te fëmija viktimë dhe dëshmitarët tjerë, ose të përsërisë veprën penale.