U konstatua diskriminim në RMV pasi mësuesja dhe drejtori detyruan nxënësin t’i presë flokët për shkak se nuk u pëlqeu frizura e tij
Nxënësi në shkollën fillore “Shën Kliment Ohri” në Miravci të Gjevgjelisë ka qarë dhe ka prerë flokët e tij, sepse kujdestarja e klasës, pedagogu dhe drejtori nuk e kanë pëlqyer frizurën e tij. Nëna e djalit rastin e ka raportuar në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në fillim të shtatorit të vitit të […]
Nxënësi në shkollën fillore “Shën Kliment Ohri” në Miravci të Gjevgjelisë ka qarë dhe ka prerë flokët e tij, sepse kujdestarja e klasës, pedagogu dhe drejtori nuk e kanë pëlqyer frizurën e tij. Nëna e djalit rastin e ka raportuar në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, i cili ka konstatuar diskriminim, transmeton SDK.mk.
Më 1 shtator, djali shkoi në shkollë me flokët e lidhur në bisht. Po atë ditë, drejtori i shkollës urdhëroi gojarisht kujdestaren e klasës që të largonte bishtin dhe të vinte me një frizurë “të rregullt”.
Pastaj, fëmija thjesht preu flokët sipër syve.
Nëna e djalit e ka denoncuar këtë rast në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili një javë më parë ka konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë nga shkolla ndaj fëmijës, në bazë të gjinisë, në fushën e arsimit.
Sipas këtij rasti në Komision, nëna tha se djali i saj nuk kishte flokë të gjata, pavarësisht mesazhit të drejtorit.
Nëna ka kërkuar bisedë me drejtorin për këtë rast, i cili i ka treguar se shkolla kishte kod veshjeje.
Ajo u paralajmërua edhe nga pedagogu i shkollës se nëse djali nuk rregullonte flokët do të merrte qortim, që është masë para përjashtimit nga shkolla.
Pas kësaj, nëna e ka raportuar rastin te Avokati i Popullit.
Në vendimin për konstatimin e diskriminimit, Komisioni jep rekomandime edhe për shkollën.
“Rekomandohet që shkolla “Shën Kliment Ohërski” nga Miravci të përmbahet nga veprimet stereotipike gjinore dhe miratimi i rregullave stereotipike gjinore të sjelljes në shkollë si në rastin konkret. Rekomandohet që shkolla të rishikojë aktet e saj të brendshme, si rendin shtëpiak, nga këndvështrimi i barazisë gjinore, në mënyrë që të promovojë barazinë gjinore nëpërmjet tyre, në vend të stereotipave gjinore”, shkruhet në rekomandimin e Komisionit.
Nëse shkolla nuk respekton rekomandimet e Komisionit, siç thonë ata, do të raportohet në gjykatë.