27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Presidentja Osmani: Kosova nuk harron

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje. Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria. “27 vjet më

Mars 24, 2026 - 13:00
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Presidentja Osmani: Kosova nuk harron

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.

Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”.