3 punëtorë ndërtimi i zë dheu nga shembja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, në rrugën “Hristo Tatarçev”, ku si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve ndërtimore për një shtëpi të re, dyshohet se një person ka humbur jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, në rrugën “Hristo Tatarçev”, ku si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve ndërtimore për një shtëpi të re, dyshohet se një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve fillestare, dy persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive.
Në vendin e ngjarjes, konkretisht prapa kafenesë “Fejs”, në afërsi të parkut “Maqedonia” ndodhen policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.