“50 vite nuk jam ndalur”, Shkurte Fejza flet për periudhën e vështirë të luftës
Ikona e këngës “Mora Fjalë”, Shkurte Fejza, e cila u bë shumë e bujshme kryesisht në sfidat sportive së fundmi, ka ndarë kujtime emocionuese për periudhën e luftës në Kosovë dhe ndikimin e saj në jetën dhe karrierë. Ajo është shprehur se pavarësisht të gjitha vështirësive që ka kaluar sërish nuk është shkëputur nga ëndrra […]
Ikona e këngës “Mora Fjalë”, Shkurte Fejza, e cila u bë shumë e bujshme kryesisht në sfidat sportive së fundmi, ka ndarë kujtime emocionuese për periudhën e luftës në Kosovë dhe ndikimin e saj në jetën dhe karrierë.
Ajo është shprehur se pavarësisht të gjitha vështirësive që ka kaluar sërish nuk është shkëputur nga ëndrra e saj për muzikën.
Shkurte ka theksuar se roli i saj si artiste ka qenë shumë i rëndësishëm për t’i dhënë popullit kosovar forcë dhe motivim për të përballuar periudhën e tmerrshme të luftës.
Për Shkurtën, çdo këngë që ka kënduar ka pasur një ngarkesë të veçantë emocionale, duke u bërë një pjesë e pandashme e historisë së Kosovës. “50 vite nuk jam ndalur, dhe asnjëherë nuk kam hequr dorë nga muzika”, ka thënë Shkurta, duke reflektuar mbi karrierën e saj të pasur dhe të paharrueshme.