Snopçe: Pa deputetët shqiptarë qeveria do të jetë jo stabile dhe jo funksionale

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe tha se qeveria nuk mund të jetë stabile e funksionale pa pjesëmarrjen e deputetëve shqiptarë në të. Sipas tij, pa ata nuk arrihet badinteri dhe qeveri pa badinter nënkupton qeveri jo funksionale. “Qeveria pa deputetët shqiptarë do të jetë jo funksionale e jo stabile, sepse nuk arrihet badinteri. Nuk do […]

Prill 25, 2025 - 14:00
 0  5
Snopçe: Pa deputetët shqiptarë qeveria do të jetë jo stabile dhe jo funksionale

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe tha se qeveria nuk mund të jetë stabile e funksionale pa pjesëmarrjen e deputetëve shqiptarë në të. Sipas tij, pa ata nuk arrihet badinteri dhe qeveri pa badinter nënkupton qeveri jo funksionale.

“Qeveria pa deputetët shqiptarë do të jetë jo funksionale e jo stabile, sepse nuk arrihet badinteri. Nuk do të jetë afatgjate logjikisht jo numerikisht. Por, në fakt praktikisht vështirë që do të funksiononte”, tha Halil Snopçe në intervistë për “TV Koha”.

Snopçe foli edhe për mosmarrëveshjet brenda VLEN-it dhe refuzimin e propozimit të ASH-së për zgjedhjet lokale.

Ai tha se tha se marrëveshjen për komunat e autorizuan te deputetët, dhe deputeti Rijad Shaqiri hartoi një plan që duhej të pranohej nga VLEN. Ne ishim të vendosur dhe serioz për të arritur marrëveshje, por ata vazhdimisht refuzonin idetë tona.

“Në një moment u autorizuan deputetët, Rijad Shaqiri, dha një propozim edhe ai u refuzua. Nëse propozimi i deputetit Shaqiri pranohet nga ana juaj, nuk ka fuqi që mund të ndalë ose ndryshojë këtë marrëveshje. Arben Taravari mund të shkojë vetë pa pesë deputetët. Ato pastaj dolën me një ultimatium merre ose leje, për neve kjo është e papraneushme”, tha Halil Snopçe.

Snopçe dha edhe detaje për ndarjen e komunave brenda VLEN-it.

“Tearca dhe Dibra u dha Alternativës, Zhelina dhe Tetova Lëvizjes Besa, Gostivari, Vrapçishti dhe Boogovina për ASH-në, Çairin për LD-në, vetëm për Sarajin ishte lënë e hapur për tu realizuar sondazh për shkak të interesimit të lartë”, përfundoi Snopçe.

Ai shtoi se ASH në krye me Arben Taravarin dhanë kontributin e duhur për ta sjellë ndryshimin në kampin shqiptarë.