75-vjeçari nga Tetova denoncon nipin për sulm fizik

Një 75-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici nipin e tij, pasi sipas kallëzimit, është sulmuar fizikisht nga ai mbrëmjen e 15 janarit. Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se The post 75-vjeçari nga Tetova denoncon nipin për sulm fizik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 16, 2026 - 21:00
 0
75-vjeçari nga Tetova denoncon nipin për sulm fizik

Një 75-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici nipin e tij, pasi sipas kallëzimit, është sulmuar fizikisht nga ai mbrëmjen e 15 janarit.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes palëve.

“Një 75-vjeçar nga Tetova ka raportuar se, pas një konflikti verbal, është sulmuar fizikisht nga nipi i tij A.K., gjithashtu nga Tetova”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet policore njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Flaka

The post 75-vjeçari nga Tetova denoncon nipin për sulm fizik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .