Viti shkollor nis më 20 janar, nuk do të ketë shtyrje pavarësisht gripit

Nuk do të ketë shtyrje të vitit shkollor për shkak të viruseve sezonale dhe gripit. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infektimit, mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe The post Viti shkollor nis më 20 janar, nuk do të ketë shtyrje pavarësisht gripit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 16, 2026 - 21:00
 0
Viti shkollor nis më 20 janar, nuk do të ketë shtyrje pavarësisht gripit

Nuk do të ketë shtyrje të vitit shkollor për shkak të viruseve sezonale dhe gripit. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infektimit, mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend do të nisë më 20 janar, konfirmoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët, në të cilën do të konfirmohet se nuk ka pengesa për fillimin e vitit të ri shkollor.

Janevska u bëri apel prindërve dhe nxënësve që të tregojnë përgjegjësi dhe disiplinë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së rregullt në procesin mësimor.

“Apelojmë që nxënësit të jenë të rregullt në shkollë dhe të mungojnë sa më pak që është e mundur, duke respektuar njëkohësisht rekomandimet shëndetësore”, tha ministrja.

Autoritetet shëndetësore pritet të monitorojnë situatën epidemiologjike edhe në vazhdim, ndërsa institucionet arsimore do të funksionojnë normalisht.

Flaka

The post Viti shkollor nis më 20 janar, nuk do të ketë shtyrje pavarësisht gripit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .