77-vjetori i NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj, duke riafirmuar angazhimin e vendit për të qenë një partner i palëkundur në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit të Shqipërisë e cilëson NATO-n si një nga arritjet më të rëndësishme

Prill 4, 2026 - 11:30
77-vjetori i NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë
77-vjetori-i-nato-s,-begaj:-shqiperia-anetare-e-denje,-duke-kontribuar-per-paqen-e-sigurine

77-vjetori-i-nato-s,-begaj:-shqiperia-anetare-e-denje,-duke-kontribuar-per-paqen-e-sigurine

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj, duke riafirmuar angazhimin e vendit për të qenë një partner i palëkundur në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit të Shqipërisë e cilëson NATO-n si një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar ndër vite.

“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët”, ka shkruar Begaj