8 dhjetori, kryeministri Rama: Të rinjtë sot punojnë, ndërtojnë dhe frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar
Kryeministri Edi Rama e uroi Ditën e Rinisë me shembullin e një të riu. Kreu i qeverisë solli përmes një videoje mesazhin se të rinjtë e sotëm po punojnë, ndërtojnë dhe frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar. “Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të […]
Kryeministri Edi Rama e uroi Ditën e Rinisë me shembullin e një të riu. Kreu i qeverisë solli përmes një videoje mesazhin se të rinjtë e sotëm po punojnë, ndërtojnë dhe frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar.
“Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, tha Rama.
Shqipëria kujton sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend.
Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.