Si do të ndikojë vota e diasporës? Tabaku: Ka potencial për rotacion politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e ftuar në Klan News këtë të enjte, ku pati një bisedë me Drini Zeqon. Një nga çështjet ku u ndalën ishte edhe vota e diasporës, për të cilët deri më tani u është miratuar kërkesa mbi 243 mijë personave. Tabaku u shpreh se diaspora është diskriminuar dhe këtu e […]

Mars 6, 2025 - 20:00
 0  4
Si do të ndikojë vota e diasporës? Tabaku: Ka potencial për rotacion politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e ftuar në Klan News këtë të enjte, ku pati një bisedë me Drini Zeqon. Një nga çështjet ku u ndalën ishte edhe vota e diasporës, për të cilët deri më tani u është miratuar kërkesa mbi 243 mijë personave.

Tabaku u shpreh se diaspora është diskriminuar dhe këtu e kishte fjalën për faktin që shumë prej tyre, sipas saj, nuk u lejuan të regjistroheshin sepse nuk kishin dokumente shqiptare.

“Ata janë të gjithë shtetas shqiptarë dhe të qenit shtetas shqiptarë ia jep fakti që janë në gjendjen civile, kanë aksesuar e-Albanian dhe ajo që ka ndodhur me diasporën për mua është diskriminim. Është antikushtetuese”, tha Tabaku.

Sa i përket shifrave të publikuara deri më tani, sipas Tabakut llogaritet që diaspora të ketë një ndikim tek 20 deputetë. Kjo gjë sipas saj bën potencialin për një rotacion politik.

“Nga shifrat që unë kam parë dhe kishte një analizë që llogaritet një ndikim tek 20 deputetë. Me të vërtetë që kjo diasporë bën potencialin për një rotacion politik, duke pasur parasysh që është diskriminuar diaspora”, u shpreh Tabaku në Klan News./tvklan.al