A duhet të goditet çdo avion rus që hyn në hapësirën e NATO? Ja si përgjigjet Trump
Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore. Trump i bëri këto komente gjatë një takimi dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?” pyeti […] The post A duhet të goditet çdo avion rus që hyn në hapësirën e NATO? Ja si përgjigjet Trump appeared first on InfoShqip.com.

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore.
Trump i bëri këto komente gjatë një takimi dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?” pyeti një gazetar.
“Po, mendoj,” u përgjigj Trump.
Pak ditë më parë, dy avionë luftarakë rusë shkelën për rreth 12 minuta hapësirën ajrore të Estonisë, duke iu afruar kryeqytetit të Talinit. Pilotët rusë kishin fikur radiot e komunikimit dhe nuk kishin dhënë më herët informacione për fluturimin e tyre.
The post A duhet të goditet çdo avion rus që hyn në hapësirën e NATO? Ja si përgjigjet Trump appeared first on InfoShqip.com.
