Ky është njëri nga dy vëllëzërit e vrarë në Gullbovc, i dyshuari ende në arrati

Dy vëllezërit e vrarë në Gullbovc të Malishevës janë Driton dhe Naim Morina, i dyshuari ende në arrati Ngjarja tragjike që tronditi sot fshatin Gullbovc të Malishevës ka marrë përmasa të rënda, pasi viktima të saj janë dy vëllezër nga ky fshat Driton Morina dhe Naim Morina. Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se ata u […]

Nëntor 6, 2025 - 16:30
 0
Ky është njëri nga dy vëllëzërit e vrarë në Gullbovc, i dyshuari ende në arrati

Dy vëllezërit e vrarë në Gullbovc të Malishevës janë Driton dhe Naim Morina, i dyshuari ende në arrati

Ngjarja tragjike që tronditi sot fshatin Gullbovc të Malishevës ka marrë përmasa të rënda, pasi viktima të saj janë dy vëllezër nga ky fshat Driton Morina dhe Naim Morina.

Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se ata u qëlluan për vdekje nga dhëndërri i tyre, Astrit Isufi, nga fshati Sankoc i Drenasit, i cili pas krimit është arratisur nga vendngjarja dhe deri më tani nuk është kapur nga policia.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, duke angazhuar edhe njësinë speciale me qen (K9) në zonën malore ku dyshohet se mund të jetë fshehur ai.

Nga informacionet zyrtare, rasti është raportuar rreth orës 11:30, kur dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore, janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë me plagë të rënda nga arma e zjarrit. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre në vend.

“Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është identifikuar një person i dyshuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për arrestimin e tij”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar se motivet e para dyshohet të jenë mosmarrëveshje familjare.

Trupat e pajetë të Driton dhe Naim Morinës janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për këtë vrasje të dyfishtë po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa policia ka shpërndarë forca në terren për kapjen e autorit të dyshuar, Astrit Isufi. IndeksOnline ka siguruar fotografinë e njërit prje viktimave, Naim Morinës.